Botë

Përkujtohet përvjetori i vrasjes së Kadri Zekës, Jusuf dhe Bardhosh Gërvallës Sot shënohet përvjetori i vrasjes së Ka…

17.01.2026. 2 min čitanja

Përkujtohet përvjetori i vrasjes së Kadri Zekës, Jusuf dhe Bardhosh Gërvallës

Sot shënohet përvjetori i vrasjes së Kadri Zekës, Jusuf Gërvallës dhe Bardhosh Gërvallës, tre figurave të shquara të rezistencës shqiptare, të cilët u ekzekutuan nga shërbimet e regjimit shtypës jugosllav për shkak të veprimtarisë së tyre politike dhe kombëtare.

Kadri Zeka, Jusuf dhe Bardhosh Gërvalla u vranë sepse e sfiduan hapur regjimin jugosllav dhe sepse rezistencën shqiptare e shndërruan nga revoltë spontane në mendim politik të organizuar dhe veprim të strukturuar. Me angazhimin e tyre intelektual, atdhetar dhe politik, ata hodhën themelet e organizimit modern të rezistencës shqiptare në Kosovë dhe më gjerë.

Historia dëshmoi se idetë nuk mund të vriten.

Vepra dhe vizioni i tyre u trashëguan brez pas brezi dhe u shndërruan në themel të rezistencës që më vonë çoi drejt luftës çlirimtare dhe krijimit të shtetit të Kosovës.

Në këtë përvjetor, kujtohet me nder dhe respekt i përjetshëm kontributi i tyre për lirinë, dinjitetin dhe të ardhmen e popullit shqiptar.

Lavdi jetës dhe veprës së Kadri Zekës, Jusuf dhe Bardhosh Gërvallës.

— Dragash Info

Original Facebook objava