Kryetari Xheladini priti në vizitë zyrtare Shefin e Zyrës Rajonale të UNMIK-ut në Pejë Kryetari i Komunës së Dragashi…
Kryetari Xheladini priti në vizitë zyrtare Shefin e Zyrës Rajonale të UNMIK-ut në Pejë
Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka pritur sot në një vizitë zyrtare Shefin e Zyrës Rajonale të UNMIK-ut në Pejë, z. Lino Sciarra, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, z. Abidin Lataj dhe znj. Ajshe Celaj.
Vizita kishte edhe karakter urimi për fitoren e Kryetarit Xheladini në mandatin e tij të dytë në krye të Komunës së Dragashit.
Gjatë takimit u diskutuan çështje me interes të përbashkët, situata politike dhe e sigurisë, ndërtimi dhe funksionimi i institucioneve lokale, sfidat aktuale me të cilat përballet komuna, si dhe bashkëpunimi ndërmjet Komunës së Dragashit dhe institucioneve qendrore.
Kryetari Xheladini falënderoi përfaqësuesit e UNMIK-ut për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe konstruktiv, si dhe për mbështetjen e deritanishme në financimin e shumë projekteve të rëndësishme për komunën. Ai theksoi rëndësinë e vazhdimit të këtij bashkëpunimi në funksion të përmirësimit të jetës së qytetarëve të Dragashit.
Nga ana e tyre, përfaqësuesit e UNMIK-ut u zotuan se edhe gjatë këtij viti, në bashkëpunim me Komunën e Dragashit, do të realizohen projekte të reja në interes të qytetarëve.
— Dragash Info



