Oda e Avokatëve të Kosovës mban testimin me shkrim për dy pozita rekrutimi Oda e Avokatëve të Kosovës ka njoftuar se…
Oda e Avokatëve të Kosovës mban testimin me shkrim për dy pozita rekrutimi
Oda e Avokatëve të Kosovës ka njoftuar se sot, më 17 janar, ka mbajtur me sukses testimin me shkrim për dy pozitat e shpallura për rekrutim: Administrator për Ex-Officio dhe Bashkëpunëtor Profesional, në përputhje të plotë me procedurat dhe kriteret e përcaktuara në aktet përkatëse.
Sipas njoftimit zyrtar, për pozitën Administrator për Ex-Officio, nga gjithsej 56 kandidatë që kanë plotësuar kriteret formale dhe janë ftuar për testim, kanë marrë pjesë 30 kandidatë. Ndërkohë, për pozitën Bashkëpunëtor Profesional, nga 46 kandidatë të ftuar, testimit i janë nënshtruar 22 kandidatë.
Procesi i testimit është zhvilluar në mënyrë të rregullt, profesionale dhe të barabartë për të gjithë pjesëmarrësit, duke garantuar trajtim të drejtë dhe vlerësim objektiv të njohurive dhe aftësive të kandidatëve.
Oda e Avokatëve të Kosovës ka falënderuar të gjithë kandidatët për interesimin dhe pjesëmarrjen e treguar në këtë proces rekrutimi, duke theksuar se do të vazhdojë të zbatojë me përkushtim parimet e transparencës institucionale, ligjshmërisë dhe integritetit profesional në të gjitha procedurat e saj.
— Dragash Info





