Botë

❄️ Pamje spektakolare nga Kamçatkë: Stuhia e borës mbulon qytetin me deri 10 metra dëborë Pamjet që po qarkullojnë nu…

18.01.2026. 2 min čitanja

❄️ Pamje spektakolare nga Kamçatkë: Stuhia e borës mbulon qytetin me deri 10 metra dëborë

Pamjet që po qarkullojnë nuk janë të gjeneruara nga inteligjenca artificiale – ato janë reale dhe vijnë nga qytetet e rajonit të Kamçatkës, në Lindje të Rusisë, pas një stuhie të jashtëzakonshme bore që ka paralizuar zonën.

Sipas raportimeve lokale, trashësia e borës ka arritur deri në 10 metra, duke mbuluar shtëpi, rrugë dhe automjete, ndërsa banorët janë përballur me kushte ekstreme dimërore dhe vështirësi në qarkullim.

Ky fenomen konsiderohet i rrallë dhe historik, pasi një sasi kaq e madhe bore nuk ishte regjistruar në këtë rajon prej më shumë se një shekulli, duke e bërë stuhinë një nga më të fuqishmet e dekadave të fundit.

Autoritetet kanë bërë thirrje për kujdes maksimal dhe respektim të udhëzimeve të sigurisë, ndërsa ekipet emergjente po punojnë për pastrimin e rrugëve dhe ndihmën e qytetarëve të izoluar.

— Dragash Info

Original Facebook objava