Gjithë Kosova drejt rinumërimit të votave?
Gjithë Kosova drejt rinumërimit të votave?
E gjithë Kosova mund të përfshihet në një proces të plotë rinumërimi të votave të zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit, mëson ekskluzivisht Dragash Info.
Sipas burimeve të Dragash Info brenda Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve (QNR), po bëhen përgatitje që nga dita e nesërme 100 për qind e kutive të votimit nga të gjitha komunat e vendit t’i nënshtrohen një verifikimi të plotë.
Burimet bëjnë të ditur se tashmë ka nisur rritja e kapaciteteve operative në QNR, si në staf ashtu edhe në infrastrukturë, çka sinjalizon një proces të gjerë dhe të organizuar rinumërimi.
Ky zhvillim vjen në një kohë kur në opinionin publik janë shtuar dyshimet për parregullsi serioze gjatë numërimit fillestar të votave, përfshirë mospërputhje të theksuara në rezultatet e disa kandidatëve dhe subjekteve politike.
Dragash Info ka tentuar të kontaktojë zëdhënësin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, për një konfirmim zyrtar lidhur me këto informacione, por deri në momentin e publikimit të këtij lajmi nuk ka pasur përgjigje.
Redaksia jonë do t’i mbajë lexuesit të informuar menjëherë sapo të ketë një vendim apo deklaratë zyrtare nga institucionet përgjegjëse.
— Dragash Info