Botë

Nderim i jashtëzakonshëm për Kosovën në SHBA: Ejup Maqedonci në Sallën e Famës së Ushtrisë Amerikane Republika e Koso…

18.01.2026. 2 min čitanja

Nderim i jashtëzakonshëm për Kosovën në SHBA: Ejup Maqedonci në Sallën e Famës së Ushtrisë Amerikane

Republika e Kosovës ka marrë një tjetër nderim të rëndësishëm në arenën ndërkombëtare. Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, është përfshirë zyrtarisht në Sallën e Famës (Hall of Fame) të Kolegjit të Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Fort Leavenworth.

Ky institucion prestigjioz amerikan nderon personalitete të shquara ushtarake dhe civile për kontributin e tyre në fushën e sigurisë, lidershipit dhe shërbimit ndaj paqes dhe stabilitetit. Portreti i ministrit Maqedonci tashmë zë vend në galerinë e figurave më të respektuara që kanë kaluar nëpër këtë kolegj elitar.

Përveç këtij vlerësimi simbolik, ministri pranoi edhe një mirënjohje të veçantë, e cila i dedikohet shërbimit, sakrificës dhe përkushtimit ndaj atdheut, si dhe të gjithë atyre që kanë kontribuar në ndërtimin dhe forcimin e sigurisë dhe lirisë së Kosovës.

Ky nderim përbën një krenari kombëtare dhe një dëshmi të qartë të partneritetit të fuqishëm dhe të qëndrueshëm ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, partneritet që vazhdon të jetë themel i sigurisë dhe stabilitetit në vend dhe rajon.

— Dragash Info

Original Facebook objava