Botë

Kujtim Gashi reagon pas rinumërimit të votave: Demokracia dhe dinjiteti mbi çdo rezultat zgjedhor Nënkryetari i Komun…

18.01.2026. 2 min čitanja

Kujtim Gashi reagon pas rinumërimit të votave: Demokracia dhe dinjiteti mbi çdo rezultat zgjedhor

Nënkryetari i Komunës së Prizrenit dhe kandidati për deputet, Kujtim Gashi, ka reaguar publikisht pas rinumërimit të votave, proces gjatë të cilit atij i janë hequr rreth 2 mijë vota nga rezultati fillestar.

Në reagimin e tij, Gashi thekson se mbi çdo rezultat zgjedhor qëndron ruajtja e dinjitetit personal, politik dhe institucional, duke nënvizuar se besimi në demokraci është themeli i çdo procesi të drejtë dhe legjitim.

Ai shprehet se ka ndjekur me shqetësim ndryshimet e vërejtura gjatë rinumërimit të votave, ndërkohë që distancohet qartë dhe plotësisht nga çdo veprim apo praktikë që cenon integritetin e procesit zgjedhor. Sipas tij, çdo paqartësi apo mospërputhje dëmton besimin e qytetarëve dhe kërkon sqarim të plotë institucional.

Gashi thekson se kërkimi i transparencës dhe llogaridhënies është një detyrim qytetar, duke shtuar se vetëm përmes respektimit të vullnetit të votuesit dhe sqarimit të plotë të çdo dileme mund të forcohet demokracia dhe të ruhet besimi publik deri në numërimin e kutisë së fundit.

“Nuk është vetëm rezultati ai që ka rëndësi, por edhe shembulli që japim në politikë”, ka theksuar Gashi, duke shtuar se do të vazhdojë të qëndrojë në anën e dinjitetit, drejtësisë dhe demokracisë, me përgjegjësi të plotë ndaj qytetarëve.

— Dragash Info

Original Facebook objava