Botë

Hamdi Muhameti reagon ashpër pas rinumërimit të votave: Kosova nuk e meriton këtë Kandidati i PDK-së për deputet, Ham…

18.01.2026. 2 min čitanja

Hamdi Muhameti reagon ashpër pas rinumërimit të votave: Kosova nuk e meriton këtë

Kandidati i PDK-së për deputet, Hamdi Muhameti, ka reaguar ashpër pas procesit të rinumërimit të votave, duke shprehur indinjatë të thellë për atë që e cilëson si cenim të rëndë të vullnetit qytetar dhe të procesit demokratik në Kosovë.

Në reagimin e tij publik, Muhameti thekson se ajo që po ndodh me votën nuk mund të përshkruhet më vetëm me fjalë si “marre”, “turp” apo “jazëk”, pasi sipas tij, këto janë shprehje shumë të lehta për përmasat e dëmit që i është bërë demokracisë.

Ai ka kërkuar që përgjegjësit të mbajnë përgjegjësi ligjore, duke iu drejtuar drejtpërdrejt Prokurorisë që të veprojë pa vonesa dhe ta kryejë punën e saj në mënyrë profesionale dhe të pavarur.

Muhameti shprehet se Kosova nuk e meriton një situatë të tillë dhe se falja për këto veprime nuk është e lehtë, pasi dëmi i shkaktuar prek besimin e qytetarëve në procesin zgjedhor dhe në institucionet e shtetit.

Reagimi i tij vjen në vazhdën e pakënaqësive dhe dyshimeve të shumta që janë ngritur nga kandidatë dhe subjekte politike pas rinumërimit të votave në disa komuna të vendit.

— Dragash Info

Original Facebook objava