Breznja mbetet pa ujë në ditë të ftohta – hapet rast në Policinë e Kosovës Breznja po përballet sërish me mungesë të…
Breznja mbetet pa ujë në ditë të ftohta – hapet rast në Policinë e Kosovës
Breznja po përballet sërish me mungesë të furnizimit me ujë të pijshëm, si pasojë e dëmtimit të një pusi, ka bërë të ditur Kryesia e fshatit Brezne.
Sipas njoftimit zyrtar, pas disa verifikimeve në terren, kryesia ka konstatuar dëmtimin e pusit, çka ka shkaktuar ndërprerje të shpeshta të ujit, veçanërisht gjatë ditëve të ftohta të dimrit, duke rënduar jetën e përditshme të banorëve të këtij fshati.
Pas njoftimit të Kryetarit të Komunës dhe Policisë së Kosovës, përfaqësuesit e fshatit kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku është hapur rast zyrtar në Policinë e Kosovës dhe është njoftuar Prokuroria e Shtetit.
Kryesia e fshatit ka kërkuar që ky rast të trajtohet me seriozitet dhe urgjencë, duke theksuar se dëmtimi i pusit nuk është rast i izoluar, por një problem që po përsëritet disa herë, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe duke prekur drejtpërdrejt banorët e Breznes.
Banorët shpresojnë në veprim të shpejtë të institucioneve për të parandaluar përsëritjen e këtij problemi dhe për të garantuar furnizim të qëndrueshëm me ujë.
— Dragash Info


