Botë

Prokuroria Themelore në Prishtinë arreston katër persona për keqpërdorime në lëshimin e lejeve për armë Prokuroria Th…

19.01.2026. 2 min čitanja

Prokuroria Themelore në Prishtinë arreston katër persona për keqpërdorime në lëshimin e lejeve për armë

Prokuroria Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka nisur sot një aksion të gjerë për arrestimin e personave të dyshuar për keqpërdorime dhe dallavere në procesin e lëshimit të lejeve për armë.

Sipas informacioneve të deritanishme, në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar katër persona. Në mesin e tyre janë dy zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, si dhe dy zyrtarë të një kompanie private, të dyshuar për përfshirje direkte në veprime të kundërligjshme.

Burime të “Betimi për Drejtësi” bëjnë të ditur se aksioni është ende në zhvillim dhe se autoritetet janë duke kryer bastisje dhe verifikime shtesë për të zbardhur plotësisht skemën e dyshuar të abuzimeve.

Prokuroria ka paralajmëruar se ndaj të dyshuarve do të ndërmerren të gjitha veprimet ligjore të nevojshme, ndërsa pritet që gjatë ditës të jepen më shumë detaje zyrtare lidhur me rastin dhe veprat penale për të cilat dyshohen të arrestuarit.

— Dragash Info

Original Facebook objava