Botë

Jona Hoxhaj reagon pas rinumërimit të votave në Prizren: Manipulimi i votës është i papranueshëm Ish-kandidatja për d…

19.01.2026. 2 min čitanja

Jona Hoxhaj reagon pas rinumërimit të votave në Prizren: Manipulimi i votës është i papranueshëm

Ish-kandidatja për deputete dhe aktiviste politike, Jona Hoxhaj, ka reaguar publikisht lidhur me parregullsitë dhe manipulimet e evidentuara gjatë procesit të rinumërimit të votave në Prizren.

Në reagimin e saj, Hoxhaj e dënon ashpër çdo formë të devijimit të vullnetit qytetar, duke theksuar se vota është një e drejtë themelore dhe e paprekshme e secilit qytetar.

Ajo shprehet se vota e familjarëve, miqve, shoqeve e shokëve të saj, si dhe e bashkëpartiakëve, është tjetërsuar dhe i është hequr në mënyrë të padrejtë, duke e konsideruar këtë veprim si një padrejtësi jo vetëm ndaj saj personalisht, por ndaj të gjithë qytetarëve që besuan dhe shprehën vullnetin e tyre demokratik.

“Duke qenë kandidatja më e dëmtuar nga lista e Prizrenit, kushdo që mban përgjegjësi për këtë dëm ka cenuar drejtpërdrejt të drejtën e njerëzve që besuan tek unë për të shprehur lirshëm vullnetin e tyre”, thuhet në reagimin e saj.

Hoxhaj falënderon qytetarët për mbështetjen dhe mesazhet e shumta që ka pranuar gjatë kësaj periudhe, duke theksuar se kjo situatë e motivon edhe më shumë për të vazhduar rrugën e saj politike me përkushtim, drejtësi dhe dinjitet.

Ajo shpreh besimin se Partia Demokratike e Kosovës, ashtu si në historinë e saj shumëvjeçare politike, do të dijë të adresojë përgjegjësinë dhe llogaridhënien, si dhe të rikthejë besimin e qytetarëve.

“Demokracia është e shenjtë dhe është obligim i secilit prej nesh ta mbrojmë dhe ta kultivojmë”, përfundon reagimi i Jona Hoxhajt.

— Dragash Info

Original Facebook objava