Botë

Dragash – Emërohet drejtoresha e re për Mbrojtje, Shpëtim dhe Shërbime Publike Në vazhdën e formimit të Kabinetit të…

19.01.2026. 1 min čitanja

Dragash – Emërohet drejtoresha e re për Mbrojtje, Shpëtim dhe Shërbime Publike

Në vazhdën e formimit të Kabinetit të ri të qeverisjes lokale, kryetari i komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka emëruar sot znj. Raisa Šabani Jelmazi drejtoreshë të Drejtorisë për Mbrojtje, Shpëtim dhe Shërbime Publike.

Ky emërim shënon një moment të rëndësishëm për qeverisjen lokale, pasi znj. Jelmazi bëhet drejtoresha e dytë grua në Kabinetin e kryetarit Xheladini, duke reflektuar përkushtimin për barazi gjinore dhe përfaqësim të denjë të grave në pozita vendimmarrëse.

Njëkohësisht, fakti që ajo përfaqëson një komunitet joshumicë nënvizon vizionin për një qeverisje gjithëpërfshirëse dhe të barabartë, pa dallime.

Kryetari Xheladini i ka uruar znj. Jelmazi shumë sukses në detyrën e re dhe ka shprehur pritshmëri për një bashkëpunim të frytshëm në shërbim të interesit publik.

— Dragash Info

Original Facebook objava