Botë

PDK shpall zgjedhje të brendshme, Hamza: Hap i domosdoshëm për forcimin e partisë Kryetari i Partisë Demokratike të K…

19.01.2026. 2 min čitanja

PDK shpall zgjedhje të brendshme, Hamza: Hap i domosdoshëm për forcimin e partisë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka njoftuar se partia ka shpallur zyrtarisht zgjedhjet e brendshme, duke i cilësuar ato si një hap të domosdoshëm drejt forcimit dhe riorganizimit të PDK-së.

Hamza bëri të ditur se për këtë proces ka diskutuar edhe me kryetarët e degëve, duke theksuar se PDK-ja po hyn në një fazë të re zhvillimi dhe konsolidimi të brendshëm.

“Zgjedhjet e brendshme janë një hap i domosdoshëm për forcimin e PDK-së. Ne synojmë më shumë, sepse Kosova ka nevojë për më shumë. Ka nevojë për një PDK më të fortë, më të hapur dhe më të organizuar”, ka deklaruar Hamza.

Ai shtoi se ky proces kërkon angazhim të vazhdueshëm, degë aktive dhe krijimin e hapësirave më të mëdha për të rinjtë në të gjitha nivelet e partisë.

Sipas Hamzës, kjo rrugë do ta afrojë më shumë PDK-në me qytetarët dhe do ta forcojë rolin e saj në shërbim të Kosovës.

— Dragash Info

Original Facebook objava