Botë

MFPT: Disa kategori pensionistësh nuk kanë më obligim për paraqitje të rregullt Ministria e Financave, Punës dhe Tran…

19.01.2026. 2 min čitanja

MFPT: Disa kategori pensionistësh nuk kanë më obligim për paraqitje të rregullt

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT) ka njoftuar se disa kategori të pensionistëve janë liruar nga obligimi për paraqitje të rregullt pranë zyrave të pensioneve.

Sipas njoftimit zyrtar, pa obligim për paraqitje janë pensionistët përfitues të pensioneve:

kontributive,

parciale kontributive, si dhe

familjare.

Ndërkohë, MFPT bën të ditur se pensionistët e kategorive të tjera vazhdojnë të kenë obligim për paraqitje, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Ministria thekson se ka ndërmarrë një sërë masash për të lehtësuar shërbimet për pensionistët, duke përfshirë:

angazhimin e ekipeve mobile që ofrojnë shërbime në shtëpi për pensionistët që nuk kanë mundësi të paraqiten fizikisht, në të gjitha shtatë rajonet e Kosovës;

thjeshtësimin e procedurave për personat paraplegjikë, tetraplegjikë dhe të verbër, duke eliminuar proceset e panevojshme dhe të lodhshme të rivlerësimit.

MFPT ka ritheksuar përkushtimin e saj për të ofruar shërbime më të thjeshta dhe më të shpejta për pensionistët, duke ruajtur njëkohësisht integritetin dhe qëndrueshmërinë e skemave pensionale.

— Dragash Info

Original Facebook objava