Arkiv

MPB shpërndan kompjuterë për institucionet që menaxhojnë të dhënat për viktimat e trafikimit me qenie njerëzore Zëven…

Januar 19, 2026 2 min čitanja

MPB shpërndan kompjuterë për institucionet që menaxhojnë të dhënat për viktimat e trafikimit me qenie njerëzore Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Blerim Gashani, njëherit koordinator Nacional Kundër Trafikimit…

MPB distribuira kompjutere institucijama koje upravljaju podacima za žrtve trgovine ljudima Zven…

MPB shpërndan kompjuterë për institucionet që menaxhojnë të dhënat për viktimat e trafikimit me qenie njerëzore

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Blerim Gashani, njëherit koordinator Nacional Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore, ka shpërndarë donacionin për institucionet të cilat janë përgjegjëse për menaxhimin e të dhënave në Bazën e të Dhënave për Viktimat e Trafikimit me Qenie Njerëzore.

MPB njofton se ky donacion është mundësuar me mbështetjen e partnerit GIZ, në kuadër të projektit EU4FAST, dhe ka për qëllim forcimin e kapaciteteve teknike të institucioneve relevante. Sipas MPB-së, përmes kësaj mbështetjeje synohet rritja e efikasitetit në identifikimin, referimin dhe trajtimin e rasteve të trafikimit me qenie njerëzore, përmirësimi i menaxhimit të të dhënave, si dhe forcimi i bashkëpunimit ndërinstitucional në luftën kundër këtij fenomeni.

"Pajisjet kompjuterike janë shpërndarë për 40 Qendra për Punë Sociale, 2 Sektorë për Asistim dhe Mbrojtje të Viktimave – DHTNJ, 7 Zyra për Mbrojtjen e Viktimave të Trafikimit, si dhe për 1 strehimore të menaxhuar nga OJQ MVPT, duke kontribuar në forcimin e kapaciteteve institucionale për mbrojtjen, trajtimin dhe mbështetjen e viktimave të trafikimit me qenie njerëzore" – thuhet në njoftim.

Tutje, Ministria e Punëve të Brendshme ka falënderuar të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës për angazhimin dhe punën e tyre të vazhdueshme në këtë fushë, si dhe partnerët ndërkombëtarë, në veçanti GIZ, për mbështetjen e vazhdueshme në përmbushjen e nevojave institucionale dhe forcimin e mekanizmave kundër trafikimit me qenie njerëzore, thekson MPB.

– Dragash Info

Original