Botë

Kompletohet ekipi drejtues i Komunës së Prizrenit Me emërimin e z.

20.01.2026. 1 min čitanja

Kompletohet ekipi drejtues i Komunës së Prizrenit

Me emërimin e z. Levent Buş në pozitën e Drejtorit të Financave, është kompletuar ekipi i drejtorëve të Komunës së Prizrenit.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, i cili ka theksuar se ky emërim përmbyll strukturën drejtuese të qeverisjes lokale.

“Me përgjegjësi, profesionalizëm dhe përkushtim, do ta vazhdojmë qeverisjen në shërbim të interesit publik dhe të mirëqenies së qytetarëve”, ka deklaruar kryetari Totaj.

Ai ka shtuar se ekipi i kompletuar i drejtorëve do të angazhohet maksimalisht në realizimin e projekteve zhvillimore dhe në ofrimin e shërbimeve cilësore për qytetarët e Prizrenit.

— Dragash Info

Original Facebook objava