Botë

KESCO: Sistemi elektroenergjetik po operon në kushte të vështira dimërore, kërkohet kursim i energjisë Kompania për F…

20.01.2026. 2 min čitanja

KESCO: Sistemi elektroenergjetik po operon në kushte të vështira dimërore, kërkohet kursim i energjisë

Kompania për Furnizim me Energji Elektrike në Kosovë (KESCO) ka njoftuar konsumatorët dhe opinionin publik se sistemi elektroenergjetik në vend aktualisht po operon në kushte të vështira dimërore, si pasojë e temperaturave të ulëta dhe rritjes së ndjeshme të konsumit të energjisë elektrike.

Sipas njoftimit, përdorimi i shtuar i energjisë elektrike për ngrohje ka ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e konsumit, ndërsa në periudhat kur prodhimi vendor është i ulët, nevoja për import të energjisë elektrike rritet ndjeshëm.
Megjithatë, KESCO thekson se mundësitë për sigurimin e energjisë nga importi janë të kufizuara për shkak të kushteve teknike të sistemit elektroenergjetik në të cilin operon Kosova, duke e bërë të vështirë mbulimin e plotë të kërkesës në çdo moment.

KESCO bën të ditur se është vazhdimisht e angazhuar në shfrytëzimin e të gjitha mundësive të disponueshme për sigurimin e energjisë elektrike, përfshirë kontratat afatgjata dhe blerjet në tregjet afatshkurtra. Megjithatë, në situata kur kërkesa për import është shumë e lartë, mbulimi i plotë i nevojave paraqet vështirësi të konsiderueshme.

Në këtë kontekst, KESCO u ka bërë thirrje të gjithë konsumatorëve që të përdorin energjinë elektrike me kujdes dhe të ndërmarrin masa konkrete për kursimin e saj, veçanërisht gjatë orëve të pikut, duke theksuar se kursimi është i domosdoshëm si nga aspekti operativ ashtu edhe nga ai teknik.

Në fund, kompania thekson se mbetet e përkushtuar në përmbushjen e obligimeve ndaj konsumatorëve dhe, në bashkëpunim të vazhdueshëm me institucionet relevante, po punon për ruajtjen e stabilitetit të sistemit elektroenergjetik dhe sigurimin e furnizimit me energji elektrike.

— Dragash Info

Original Facebook objava