Botë

Tragjedi në Dragash: Dyshohet se djali vrau nënën e tij në Restelicë Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Resteli…

21.01.2026. 2 min čitanja

Tragjedi në Dragash: Dyshohet se djali vrau nënën e tij në Restelicë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Restelicë të Komunës së Dragashit, ku dyshohet se një burrë rreth 30 vjeçar ka privuar nga jeta nënën e tij, rreth 60 vjeçare.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti është raportuar në orët e para të mëngjesit të së martës. Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka konfirmuar se i dyshuari është arrestuar dhe ndodhet në ndalim policor.

“Me datën 21.01.2026, rreth orës 01:06, Policia është njoftuar për një rast të vdekjes së dyshimtë në fshatin Restelicë, Komuna e Dragashit. Sipas informatave fillestare, dyshohet se një person mashkull, rreth 30 vjeçar, e ka privuar nga jeta nënën e tij, rreth 60 vjeçare,” ka deklaruar Bytyqi.

Ai shtoi se, sipas të dhënave paraprake, i dyshuari ka pasur probleme të shëndetit mendor. Nga ekzaminimi fillestar në vendin e ngjarjes nuk është gjetur mjeti me të cilin dyshohet se është kryer vepra penale, ndërsa viktima ka pësuar disa lëndime në regjionin e kokës.

“Sektori Rajonal i Hetimeve, në bashkërendim me Prokurorin e Shtetit, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore të nevojshme për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti,” ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë.
Rasti është duke u hetuar, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë detaje shtesë në këtë fazë të procedurës.

— Dragash Info

Original Facebook objava