Botë

Kryetari Xheladini bën homazhe në 20-vjetorin e vdekjes së Presidentit Ibrahim Rugova Kryetari i Komunës së Dragashit…

21.01.2026. 1 min čitanja

Kryetari Xheladini bën homazhe në 20-vjetorin e vdekjes së Presidentit Ibrahim Rugova

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, së bashku me shefen e Kabinetit të tij, Arieta Skeraj, dhe drejtorin e Drejtorisë së Ekonomisë, Qamil Kolloni, kanë bërë homazhe sot tek varri i Presidentit Historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, me rastin e shënimit të 20-vjetorit të vdekjes së tij.

Delegacioni nga Komuna e Dragashit nderoi figurën dhe veprën e Presidentit Rugova, duke vënë lule pranë varrit dhe duke kujtuar kontributin e tij të jashtëzakonshëm për lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin e Kosovës.

Me këtë rast, kryetari Xheladini theksoi se Ibrahim Rugova mbetet simbol i paqes, urtësisë dhe vizionit politik, vlera këto që vazhdojnë të jenë udhërrëfyes për institucionet dhe brezat e ardhshëm.

Homazhet u zhvilluan në një atmosferë respekti dhe nderimi, në kuadër të aktiviteteve përkujtimore që po mbahen anembanë vendit për nder të Presidentit Historik të Kosovës.

— Dragash Info

Original Facebook objava