Botë

I dyshuari për vrasjen e nënës në Dragash, tri herë i dënuar për dhunë në familje – Gjykata e Prizrenit jep detaje Ko…

21.01.2026. 2 min čitanja

I dyshuari për vrasjen e nënës në Dragash, tri herë i dënuar për dhunë në familje – Gjykata e Prizrenit jep detaje

Komuna e Dragashit është tronditur nga një ngjarje e rëndë: Ferzidin Boza nga fshati Restelicë dyshohet se ka vrarë nënën e tij në orët e para të mëngjesit.

Gjykata Themelore në Prizren ka bërë të ditur se Boza, i cili ka probleme mendore, kishte një histori të gjërë me dhunë në familje. Ai ka qenë tri herë i dënuar nga gjykata për veprime të ngjashme, por gjithmonë me dënim me kusht.

Në rastin e parë, më 15 korrik 2022, Boza u shpall fajtor për lëndim të lehtë trupor dhe iu caktua gjashtë muaj burgim me kusht, si dhe trajtim i detyrueshëm psikiatrik në liri nga Qendra për Shëndetin Mendor në Prizren për dy vite.

Rasti i dytë, më 22 gusht 2022, lidhej me dhunë në familje. Edhe në këtë rast, dënimi ishte gjashtë muaj burgim me kusht dhe trajtim psikiatrik i detyrueshëm, me raportime periodike ndaj gjykatës.

Në rastin e tretë, më 17 tetor 2024, Boza u shpall fajtor përsëri për lëndim të lehtë trupor. Dënimi fillestar prej gjashtë muajsh burg u zëvendësua me gjobë prej 2 mijë euro, duke u llogaritur edhe koha që ai kishte kaluar në paraburgim.

Gjykata ka njoftuar institucionet përkatëse, përfshirë Shërbimin Sprovues dhe Qendrën për Punë Sociale, për zbatimin e masave të shqiptuara, por ngjarja tragjike ka ndodhur pavarësisht këtyre masave parandaluese.

Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal dhe është duke u hetuar nga autoritetet kompetente.

— Dragash Info

Original Facebook objava