Botë

SHFMU “Sezai Surroi” në Bellobrad shpall masa disiplinore për nxënësit dhe stafin Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Sez…

22.01.2026. 2 min čitanja

SHFMU “Sezai Surroi” në Bellobrad shpall masa disiplinore për nxënësit dhe stafin

Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Sezai Surroi” në Bellobrad ka njoftuar vendosjen e masave të reja disiplinore për nxënësit dhe punëtorët e shkollës, të cilat do të hyjnë në fuqi nga dita e hënë, më 26 janar 2026.

Sipas njoftimit zyrtar të shkollës, masat janë marrë në përputhje me Ligjin për Arsimin Parauniversitar si dhe udhëzimet e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHT).

Me këtë vendim, uniforma shkollore bëhet obligative për të gjithë nxënësit, ndërsa prezenca në ambientet e shkollës duhet të jetë më së voni deri në ora 07:45. Gjithashtu, është vendosur që dera e shkollës të mbyllet në ora 08:00 dhe të mos hapet deri në përfundim të orës së parë mësimore.

Nga udhëheqja e shkollës bëhet e ditur se mosrespektimi i këtyre rregullave do të ketë pasoja disiplinore. Për nxënësit, shkelja e vendimit do të konsiderohet shkelje disiplinore dhe do të shënohet mungesë e paarsyeshme, ndërsa për punëtorët e shkollës parashihet heqja e orës përkatëse nga paga mujore, në përputhje me ligjin në fuqi.

Drejtoria e shkollës ka theksuar se zbatimi i këtij vendimi është i detyrueshëm për të gjithë, me qëllim të rritjes së disiplinës, rendit dhe mbarëvajtjes së procesit mësimor.

Njoftimi është lëshuar në Bellobrad, më 23 janar 2026, dhe mban nënshkrimin e ushtruesit të detyrës së drejtorit, Ajaz Myrtezani.

— Dragash Info

Original Facebook objava