Botë

Azdren Shala kërkon dorëheqjen e drejtorit të Gjimnazit “Xhevdet Doda” Aktivisti politik Azdren Shala ka reaguar ashp…

22.01.2026. 2 min čitanja

Azdren Shala kërkon dorëheqjen e drejtorit të Gjimnazit “Xhevdet Doda”

Aktivisti politik Azdren Shala ka reaguar ashpër ndaj drejtuesit të Gjimnazit “Xhevdet Doda” në Prishtinë, duke kërkuar dorëheqjen e tij të menjëhershme nga posti i drejtorit dhe nga mësimdhënia.

Sipas Shalës, nëse dorëheqja nuk ndodh brenda ditës, Drejtoria e Arsimit në Prishtinë duhet të ndërhyjë pa vonesë dhe ta shkarkojë atë nga të gjitha funksionet arsimore.

Në reagimin e tij publik, Shala ka lidhur zhvillimet e fundit në këtë institucion arsimor me, siç thotë ai, përpjekjet e vazhdueshme të Gjykatës Speciale për të përmirësuar imazhin e saj në Kosovë. Ai thekson se kjo gjykatë ka pasur gjithmonë shqetësim perceptimin negativ në opinionin publik shqiptar, gjë që, sipas tij, shpjegon edhe vizitat e shpeshta të kryetares së saj, Ekaterina Trendafilova, në Kosovë.

Shala vlerëson se vendimet e Gjykatës Speciale janë të padrejta dhe me karakter segregues e diskriminues, ndërsa përpjekjet për t’i paraqitur ato “në emër të popullit” i quan alibi juridike për të justifikuar dënimin e ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai shpreh shqetësim edhe për, siç e quan, përfshirjen e fëmijëve dhe shkollave në këto procese, duke e cilësuar këtë si ndërhyrje të papranueshme në sistemin arsimor dhe shkelje të neutralitetit të shkollës.

Sipas tij, Gjykata Speciale nuk ka për qëllim drejtësinë, por ndryshimin e narrativës historike, ndërsa thekson se protestat masive qytetare e bëjnë gjithnjë e më të vështirë që vendimet e saj të shpallen “në emër të popullit”.

Reagimi i Shalës ka nxitur debat në opinionin publik, ndërsa deri më tani nuk ka pasur një reagim zyrtar nga drejtoria e shkollës apo nga Drejtoria e Arsimit në Prishtinë.

— Dragash Info

Original Facebook objava