Botë

Hamza: Nëse konstatohet vjedhja e votave, mandati nuk duhet pranuar Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK),…

22.01.2026. 2 min čitanja

Hamza: Nëse konstatohet vjedhja e votave, mandati nuk duhet pranuar

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka folur mbrëmë në emisionin Rubikon në Klan Kosova për zhvillimet e fundit politike në vend, duke u ndalur veçanërisht te dyshimet për vjedhje të votave gjatë procesit zgjedhor.

Hamza ka mbajtur një qëndrim të ashpër dhe të drejtpërdrejtë, duke theksuar se çdo shkelje eventuale brenda partisë duhet trajtuar seriozisht dhe pa kompromis. Ai ka nënvizuar se përgjegjësia morale e kandidatëve për deputetë është thelbësore në ruajtjen e integritetit të procesit zgjedhor.

Sipas tij, nëse konstatohet dhe faktohet vjedhja apo manipulimi i votave, kandidatët e përfshirë nuk duhet ta pranojnë mandatin e deputetit, pavarësisht numrit të votave që kanë marrë.

“Ti mundesh me i pasë 50 mijë vota, 100 mijë vota, por nëse të janë shtuar votat, konstatohet edhe faktohet se ti je pjesë e saj, nuk mund të thuash se unë edhe pa këto vota bëhem deputet”, ka deklaruar Hamza në Klan Kosova.

Kreu i PDK-së theksoi se respektimi i vullnetit të qytetarëve është bazë e demokracisë dhe se çdo devijim nga ky parim e dëmton rëndë besimin e publikut në institucione dhe në procesin zgjedhor.

Deklaratat e Hamzës vijnë në një kohë kur në opinionin publik janë shtuar debatet dhe dyshimet për manipulime të mundshme të votave, duke rritur kërkesat për transparencë dhe përgjegjësi politike.

— Dragash Info

Original Facebook objava