Botë

Salihu: Prokuroria është “e mirë” kur merret me vjedhje votash, por “hibride e Serbisë” kur thërret kryeministrin Ana…

23.01.2026. 2 min čitanja

Salihu: Prokuroria është “e mirë” kur merret me vjedhje votash, por “hibride e Serbisë” kur thërret kryeministrin

Analisti politik Fitim Salihu ka reaguar pas arrestimit të 109 komisionerëve të dyshuar për manipulim të votave në Prizren, duke ironizuar qëndrimet selektive ndaj institucioneve të drejtësisë.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Salihu ka vënë në pah atë që e cilëson si hipokrizi politike në raport me punën e Prokurorisë.

Sipas tij, Prokuroria vlerësohet pozitivisht vetëm atëherë kur merret me raste që u përshtaten narrativave politike, ndërsa sulmohet kur heton pushtetin.

“Prokuroria është e mirë kur merret me vjedhje të votave. Por, kur ajo merret me vjedhjen e miliona eurove nga qeveria dhe kur e thërret kryeministrin në intervistim për hajninë me rezervat shtetërore, atëherë shndërrohet në ‘hibride të Serbisë’. Hipokrita!!!”, ka shkruar Salihu.

Reagimi i tij vjen në një kohë kur hetimet për manipulime zgjedhore kanë intensifikuar debatet publike mbi pavarësinë e drejtësisë dhe raportin e saj me politikën.

— Dragash Info

Original Facebook objava