Thirrje publike për përkrahjen e KF Opojës: Klubi rrezikon të mos vazhdojë aktivitetin pa ndihmë KF Opoja, një nga in…
Thirrje publike për përkrahjen e KF Opojës: Klubi rrezikon të mos vazhdojë aktivitetin pa ndihmë
KF Opoja, një nga institucionet më të rëndësishme sportive të Opojës dhe një pikë referimi për të rinjtë e komunitetit, po përballet me vështirësi serioze financiare. Situata ka sjellë shtyrjen e përgatitjeve për sezonin e ri, duke rrezikuar zhvillimin e aktiviteteve sportive dhe të ardhmen e klubit.
Aktualisht, përveç përkrahjes nga Kuvendi Komunal i Dragashit, mungon mbështetja e nevojshme për të garantuar funksionimin normal të klubit. Pa ndihmë konkrete, e ardhmja e KF Opojës është në pikëpyetje.
Për këtë arsye, klubi bën thirrje publike për bizneset lokale, mërgatën dhe të gjithë dashamirët e sportit që të kontribuojnë financiarisht. Synimi është të sigurohet vazhdimësia e aktivitetit dhe të ruhet kjo pjesë e rëndësishme e historisë sportive të Opojës.
KF Opoja fton të gjithë ata që duan të jenë pjesë e mbështetjes së rinisë dhe sportit në komunitet që të reagojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të kontribuojnë për një të ardhme më të sigurt të klubit.
— Senat Trupaj