Djali i Rasim Demirit në mesin e të arrestuarve për manipulim të votave në Prizren I biri i Rasim Demirit është në me…
Djali i Rasim Demirit në mesin e të arrestuarve për manipulim të votave në Prizren
I biri i Rasim Demirit është në mesin e personave të arrestuar në aksionin e sotëm të Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë, i zhvilluar në rajonin e Prizrenit, nën dyshimet për manipulim të votave në zgjedhjet nacionale të 28 dhjetorit.
Sipas burimeve zyrtare, ai dyshohet se ka kryer veprime të tjetërsimit të votave në favor të babait të tij, Rasim Demiri, i cili është përfaqësues i Koalicionit Vakat – një koalicion i përbërë nga disa parti politike të komunitetit boshnjak në Kosovë.
Të dhënat e publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) tregojnë se gjatë procesit të rinumërimit të votave për kandidatët për deputetë, Rasim Demirit i janë evidentuar 119 vota më pak krahasuar me numërimin fillestar të realizuar në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.
Hetimet lidhur me këtë rast janë në vazhdim, ndërsa organet e drejtësisë kanë paralajmëruar veprime të tjera në kuadër të zbardhjes së plotë të dyshimeve për manipulim të procesit zgjedhor.
— Dragash Info