Botë

Me 21 vota për, miratohet buxheti i Komunës së Prizrenit për vitin 2026 Me 21 vota për, Kuvendi i Komunës së Prizreni…

24.01.2026. 2 min čitanja

Me 21 vota për, miratohet buxheti i Komunës së Prizrenit për vitin 2026

Me 21 vota për, Kuvendi i Komunës së Prizrenit ka miratuar buxhetin për vitin 2026, në seancën e jashtëzakonshme të mbajtur dje, ku në rend dite ishte vetëm pika e shqyrtimit dhe miratimit të propozim-buxhetit për vitin 2026, si dhe parashikimet buxhetore për vitet 2027 dhe 2028.

Drejtori për Ekonomi dhe Financa, Levent Bush, gjatë prezantimit të buxhetit në vlerë totale prej 75 milionë e 43 mijë e 313 euro, theksoi se ky buxhet synon menaxhimin efikas të mjeteve publike, rritjen e transparencës dhe mbështetjen e qëndrueshme për sektorët themelorë të komunës.

Megjithatë, shefat e grupeve të kuvendarëve – Arianit Berisha (PDK), Dafina Alishani (LVV), Haziz Hodaj (LDK) dhe Shukri Quni (AAK) – e vlerësuan buxhetin si të mangët dhe jo gjithëpërfshirës për të gjitha lokalitetet e Komunës së Prizrenit. Sipas tyre, buxheti është votuar kryesisht për shkak të përfundimit të afatit ligjor për miratimin e tij.

Një ndër shqetësimet kryesore të ngritura nga kuvendarët ishte barra e borxheve nga viti paraprak, në vlerë rreth 9 milionë euro, të cilat u konsideruan si pengesë serioze për realizimin e projekteve të planifikuara gjatë vitit 2026.

Nga ana tjetër, Komuna e Prizrenit ka vlerësuar se buxheti i miratuar do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve dhe në zhvillimin e përgjithshëm të komunës.

— Dragash Info

Original Facebook objava