Botë

Kërkohet paraburgim për 22 komisionerë dhe një vëzhgues për manipulim të votave në Prizren Gjykata Themelore në Prizr…

24.01.2026. 2 min čitanja

Kërkohet paraburgim për 22 komisionerë dhe një vëzhgues për manipulim të votave në Prizren

Gjykata Themelore në Prizren ka pranuar kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit për 23 persona të dyshuar për përfshirje në manipulimin e rezultateve të zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Gjykatës Themelore në Prizren, Marcel Lekaj, i cili bëri të ditur se kërkesat janë dorëzuar veç e veç për secilin të dyshuar.

Sipas tij, për 21 persona në cilësinë e komisionerëve zgjedhorë, Prokuroria ka kërkuar paraburgim për veprën penale “falsifikim i rezultateve të votimit”.

Ndërkaq, për një të dyshuar tjetër, gjithashtu komisionere, ngarkohen dy vepra penale:

falsifikim i rezultateve të votimit dhe marrje e ryshfetit.

Po ashtu, për një të pandehur tjetër në cilësinë e vëzhguesit, Prokuroria ka ngritur dyshime për kryerjen e veprave penale kanosje dhe dhënie e ryshfetit.

“Janë gjithsej 23 persona për të cilët janë parashtruar 23 kërkesa të veçanta për paraburgim. Deri më tani janë mbajtur dy seanca, ndërsa dy të tjera pritet të mbahen në vazhdim,” ka deklaruar Lekaj.

Në kuadër të aksionit të Prokurorisë Themelore në Prizren për rastin e manipulimit të votave, deri më tani janë arrestuar gjithsej 109 persona të dyshuar për manipulim të rezultateve zgjedhore.

Si pasojë e manipulimeve të shumta të evidentuara gjatë procesit fillestar të rinumërimit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka marrë vendim që të procedojë me rinumërimin e të gjitha vendvotimeve.

— Dragash Info

Original Facebook objava