Botë

Vazhdojnë dorëheqjet e parevokueshme në LDK-në e Prizrenit Dervish Famil Ninaj ka dhënë dorëheqje të parevokueshme ng…

24.01.2026. 2 min čitanja

Vazhdojnë dorëheqjet e parevokueshme në LDK-në e Prizrenit

Dervish Famil Ninaj ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga pozita e kryetarit të nëndegës së LDK-së “Jeta e Re”, duke e bërë publike vendimin përmes një reagimi të gjatë dhe të drejtpërdrejtë.

Ninaj njofton se kjo është dorëheqja e tij e dytë nga kjo pozitë, duke përmendur se hera e parë kishte ndodhur kur disa bashkëveprimtarë u detyruan të largohen për shkak të veprimeve të kryetarit aktual të degës së LDK-së në Prizren, Driton Selmanaj.

Ai shprehet i zhgënjyer thellë me gjendjen aktuale në degën lokale, duke akuzuar Selmanajn për degradim të strukturave partiake dhe, siç thotë, shtyrje drejt burgimit të shumë aktivistëve dhe komisionerëve për të fituar vota personale.

“Jam i bindur se familjarët e komisionerëve të LDK-së sot e mallkojnë Driton Selmanajn për këtë të zezë që ua bëri atyre,” shkruan Ninaj, duke shtuar se nuk mund të vazhdojë të mbajë një pozitë drejtuese përballë mallkimit të nënave dhe fëmijëve të cilët sot ndodhen në burg.

Ai thekson se për arsye morale dhe njerëzore, nuk mund të qëndrojë më në krye të nëndegës, ndaj ka vendosur të largohet përfundimisht nga detyra.

“Nga sot nuk jam më kryetar i nëndegës së LDK-së ‘Jeta e Re’. Jap dorëheqje të parevokueshme,” përfundon Ninaj.

— Dragash Info

Original Facebook objava