Botë

Komisionerja e PDK-së në Prizren: Para Policisë deklaroi se ishte nën presion dhe e manipuluar nga politikanë Avokati…

24.01.2026. 2 min čitanja

Komisionerja e PDK-së në Prizren: Para Policisë deklaroi se ishte nën presion dhe e manipuluar nga politikanë

Avokati Gent Gjini ka bërë të ditur se Blerta Bislimaj, komisionere e PDK-së në Prizren dhe një nga 109 personat e arrestuar nën dyshimet për manipulim të votave, ka deklaruar para Policisë së Kosovës se gjatë procesit zgjedhor ka qenë e ekspozuar ndaj presionit dhe manipulimit nga figura politike.

Sipas avokatit, Bislimaj këtë deklaratë e ka dhënë si në Polici ashtu edhe gjatë procedurës paraprake, duke pohuar se është keqpërdorur dhe ndikuar nga politikanë për të vepruar në kundërshtim me përgjegjësitë e saj ligjore si komisionere.

Gjini ka theksuar gjithashtu se gjatë procesit të numërimit të votave kanë qenë të pranishëm edhe vëzhguesit e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), çka sipas tij dëshmon se procesi është zhvilluar nën mbikëqyrje institucionale dhe nuk ka qenë i fshehtë.

Sa i përket kërkesës për caktimin e masës së paraburgimit, avokati ka deklaruar se një vendim i tillë do të ishte i padrejtë ndaj klientes së tij, duke marrë parasysh rrethanat e rastit, rolin e saj në proces dhe bashkëpunimin me organet e drejtësisë.

Hetimet për rastin e dyshuar të manipulimit të votave në Komunën e Prizrenit janë ende në zhvillim, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë ende një qëndrim përfundimtar lidhur me përgjegjësitë individuale.

— Dragash Info

Original Facebook objava