Botë

WKF Karate-1 Premier League – Stamboll Fillim fantastik i vitit për karatenë kosovare 🇽🇰 Garuesit e Kosovës kanë shën…

25.01.2026. 2 min čitanja

WKF Karate-1 Premier League – Stamboll

Fillim fantastik i vitit për karatenë kosovare 🇽🇰

Garuesit e Kosovës kanë shënuar një paraqitje shumë të mirë në turneun prestigjioz WKF Karate-1 Premier League, i cili po mbahet në Stamboll.

Kosova po përfaqësohet nga dy sportiste, Vlere Qerimi dhe Fortesa Orana, të cilat po garojnë në mesin e karateisteve më të mira të botës.

Sportistja Vlere Qerimi pati një paraqitje tejet të suksesshme, duke dëshmuar nivel të lartë konkurrues. Ajo e kaloi me sukses fazën e grupeve, ku u rendit e para, ndërsa në çerekfinale shënoi një fitore bindëse me rezultat 8:0, duke siguruar kështu plasmanin në gjysmëfinale.

Në gjysmëfinale, Qerimi u përball me sportisten egjiptiane Hendy Hadir, ku pas një përballjeje shumë të fortë, u mposht ngushtë me rezultat 3:2.

Vlere Qerimi nesër do të garojë për medaljen e bronztë, ndërsa nga kampi kosovar i urohen suksese dhe paraqitje sa më e mirë.

Ndërkohë, edhe Fortesa Orana pati paraqitje të mirë dhe luftoi denjësisht, por nuk arriti të kalojë fazën e grupeve.

Kjo paraqitje konfirmon formën e mirë të sportisteve kosovare dhe nisjen pozitive të vitit në arenën ndërkombëtare të karatesë.

Forca Kosova 🇽🇰

— Dragash Info

Original Facebook objava