Botë

Forcat Speciale zhvillojnë stërvitjen dimërore 72-orëshe “Shigjeta Ilire-26” në kushte ekstreme malore Efektivat e Ba…

25.01.2026. 1 min čitanja

Forcat Speciale zhvillojnë stërvitjen dimërore 72-orëshe “Shigjeta Ilire-26” në kushte ekstreme malore

Efektivat e Batalionit të Forcave Speciale po zhvillojnë stërvitjen dimërore 72-orëshe të koduar “Shigjeta Ilire-26”, në kushte të vështira malore, me dëborë ❄️ dhe temperatura nën zero.

Kjo stërvitje ka për qëllim forcimin e aftësive fizike dhe psikologjike në kushte mbijetese, testimin e armatimit dhe pajisjeve të reja, si dhe rritjen e gatishmërisë dhe qëndrueshmërisë operacionale për të vepruar me sukses në mjedise ekstreme ⛷️.

Ushtrimi synon përgatitjen maksimale të trupave elitare për përmbushjen e çdo misioni me profesionalizëm të lartë, duke garantuar standarde bashkëkohore operacionale të Forcave të Armatosura.

Lajmi është bërë i ditur nga Arben Kingji, Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, i cili ka vlerësuar përkushtimin dhe nivelin e lartë të përgatitjes së Forcave Speciale.

— Dragash Info

Original Facebook objava