Botë

Agron dhe Vjollca Kuzhnini japin dorëheqje nga AAK në Prizren Agron Kuzhnini, anëtar i kryesisë së Aleancës për Ardhm…

25.01.2026. 2 min čitanja

Agron dhe Vjollca Kuzhnini japin dorëheqje nga AAK në Prizren

Agron Kuzhnini, anëtar i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Prizren, dhe bashkëshortja e tij, Vjollca Kuzhnini, ish-kandidate e Asamblesë Komunale nga radhët e AAK-së, kanë dorëzuar dorëheqjet e tyre nga angazhimi politik në këtë subjekt.

Në një letër drejtuar kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, Agron Kuzhnini ka theksuar se përkrahja e tij ndaj partisë ka qenë gjithmonë e sinqertë dhe morale, si në aspektin politik ashtu edhe shoqëror.

“Përkrahja dhe angazhimi ynë për AAK-në nuk kanë qenë asnjëherë të vogla, përkundrazi kanë qenë të vazhdueshme dhe pa asnjë interes personal apo përfitim material,” ka deklaruar Kuzhnini.

Ai ka sqaruar se vendimi për dorëheqje vjen pas “dëmtimit të thellë moral” të përjetuar gjatë dhe pas procesit zgjedhor të 28 dhjetorit 2025, duke përmendur etiketime dhe akuza publike që kanë ndikuar në dinjitetin personal dhe familjar.

Në letër bëhet edhe një sqarim për Vjollca Kuzhninin, për të cilën thuhet se hetimet nuk kanë konfirmuar akuzat e bëra publikisht dhe se ajo është liruar për mungesë faktesh, në përputhje me procedurat gjyqësore.

Çifti ka theksuar se vendimi për të dhënë dorëheqje është marrë “me dhimbje, por me ndërgjegje të pastër”. Në fund, ata falënderojnë drejtuesit e AAK-së për besimin e dhënë ndër vite dhe i urojnë kryetarit të partisë “shëndet, forcë dhe suksese në rrugëtimin e mëtejmë politik dhe kombëtar”.

— Dragash Info

Original Facebook objava