Botë

Digjet ekskavatori në Mitrovicë, Peci: Nuk do të ketë paqe me krimin Një ekskavator i njërës prej kompanive të kontra…

26.01.2026. 2 min čitanja

Digjet ekskavatori në Mitrovicë, Peci: Nuk do të ketë paqe me krimin

Një ekskavator i njërës prej kompanive të kontraktuara për rrënimin e objekteve pa leje është djegur gjatë natës nga persona ende të paidentifikuar në qytetin e Mitrovicës.

Lidhur me rastin ka reaguar kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, i cili e ka dënuar ashpër aktin, duke e cilësuar si veprim kriminal dhe kërcënim serioz ndaj rendit dhe sigurisë publike.

Sipas Pecit, ky incident përbën një përpjekje për të frikësuar institucionet dhe punëtorët që janë të angazhuar në zbatimin e ligjit dhe në vendosjen e rendit në qytet.

“Ky veprim kriminal përbën kërcënim direkt për të gjithë ata që angazhohen që Mitrovica të jetë qytet ku mbretëron rendi dhe qetësia publike. Por ata që mendojnë se mund të na ndalojnë me akte të tilla, gabojnë rëndë. Lufta jonë ndaj paligjshmërisë dhe kriminalitetit nuk do të ndalet”, ka deklaruar Peci.

Ai u ka bërë thirrje organeve të rendit që të intensifikojnë veprimet për zbardhjen sa më të shpejtë të rastit dhe për vënien e autorëve para drejtësisë.

Kryetari i komunës ka theksuar se nuk do të ketë asnjëherë kompromis me krimin, duke nënvizuar se kjo qasje do të vlejë si për pjesën jugore ashtu edhe për pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës.

— Dragash Info

Original Facebook objava