Botë

Hapet thirrja për aplikim në trajnimin “Instalimi dhe Mirëmbajtja e Sistemeve Solare” Agjencia e Punësimit e Republik…

27.01.2026. 3 min čitanja

Hapet thirrja për aplikim në trajnimin “Instalimi dhe Mirëmbajtja e Sistemeve Solare”

Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës (APRK), në bashkëpunim me organizatën Kosova – Women 4 Women (K-W4W) dhe me mbështetjen e Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ) përmes GIZ Kosova, ka shpallur thirrje publike për aplikim në trajnimin tre-mujor “Instalimi dhe Mirëmbajtja e Sistemeve Solare”.

Trajnimi realizohet në kuadër të projektit “Fuqizimi i Komuniteteve të Cenueshme përmes Zhvillimit të Aftësive në Agrobiznes dhe Energjinë Diellore”, i cili synon të mbështesë personat e papunë dhe grupet e cenueshme në Kosovë, duke i pajisur me njohuri dhe aftësi praktike në një sektor me potencial të lartë punësimi.

Programi i trajnimit përfshin gjithsej 300 orë mësimore, të zhvilluara me nga 5 orë në ditë, dhe fokusohet në njohuri teorike e praktike mbi instalimin, testimin, mirëmbajtjen dhe riparimin e sistemeve fotovoltaike solare, përfshirë edhe rregullat e sigurisë në punë dhe kornizën ligjore në Kosovë. Transporti për pjesëmarrësit do të mbulohet plotësisht gjatë gjithë periudhës së trajnimit.

Thirrja është e hapur për persona të papunë mbi moshën 18 vjeç, të regjistruar në Zyrat Komunale të Punësimit, me përparësi për kandidatët që kanë përfunduar trajnime në instalime elektrike apo arsimin e mesëm profesional në fusha të ngjashme. Në veçanti inkurajohen të aplikojnë gra, të rinj, komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian, banorë të zonave rurale, si dhe persona të kthyer nga vendet perëndimore.

Aplikimet mund të dorëzohen deri më 29 janar 2026, përmes platformës online:

https://ee-eu.kobotoolbox.org/x/obvLFK2X

Trajnimi do të zhvillohet gjatë periudhës shkurt – prill 2026, në dy lokacione:

Grupi 1: Qendra e Aftësimit Profesional, Prishtinë

Grupi 2: Qendra e Aftësimit Profesional, Gjakovë

Pjesëmarrësit që përfundojnë me sukses programin do të pajisen me certifikatë zyrtare të lëshuar nga APRK, GIZ dhe K-W4W, duke rritur ndjeshëm mundësitë e tyre për punësim apo vetëpunësim në sektorin e energjisë së ripërtëritshme.

— Dragash Info

Original Facebook objava