Botë

FTESË PËR NGJARJE – Diskutohet roli i burrave si aleatë në barazinë gjinore në Dragash Në kuadër të projektit “Përkra…

29.01.2026. 1 min čitanja

FTESË PËR NGJARJE – Diskutohet roli i burrave si aleatë në barazinë gjinore në Dragash

Në kuadër të projektit “Përkrahja e Integrimit të Grave në zonat rurale të Kosovës – WIntegra”, të financuar nga Komisioni Evropian, do të mbahet një ngjarje informuese dhe diskutimore me temë “Angazhimi i burrave si aleatë në barazinë gjinore”.

Ngjarja organizohet nga ASB (Arbeiter-Samariter-Bund) dhe WEntrepreneur, në bashkëpunim me Komunën e Dragashit, me qëllim të rritjes së ndërgjegjësimit për rëndësinë e përfshirjes së burrave në promovimin e barazisë gjinore dhe mbështetjen e grave, veçanërisht në zonat rurale.

Aktiviteti do të mbahet:

📅 E premte, 30 janar 2026

⏰ Ora 12:00

📍 Qendra për Angazhimin e Komuniteteve – Dragash

Organizatorët ftojnë qytetarët, përfaqësuesit institucionalë, shoqërinë civile dhe të gjithë të interesuarit që të marrin pjesë në këtë ngjarje, e cila synon dialog të hapur dhe konstruktiv për ndërtimin e një shoqërie më të barabartë dhe gjithëpërfshirëse.

— Dragash Info

Original Facebook objava