Publikohet vaktia e Ramazanit 2026 Është publikuar zyrtarisht vaktia e muajit të shenjtë të Ramazanit për vitin 2026.
Publikohet vaktia e Ramazanit 2026
Është publikuar zyrtarisht vaktia e muajit të shenjtë të Ramazanit për vitin 2026.
Sipas vaktisë, muaji i Ramazanit nis më 19 shkurt 2026, ndërsa syfyri i parë përfundon në ora 04:49, kurse iftari i parë do të jetë në ora 17:21.
Muaji i shenjtë i agjërimit përfundon më 20 mars 2026, ditë kjo që shënon edhe festën e Fitër Bajramit.
Me rastin e fillimit të Ramazanit, besimtarët myslimanë përgatiten për një muaj përkushtimi shpirtëror, agjërimi, lutjeje dhe solidariteti, duke respektuar oraret e përcaktuara sipas vaktisë.
— Dragash Info


