Botë

Njoftim mortor: Ndërron jetë Nexhmidin Emini Me dhimbje të thellë njoftohet opinioni publik se ka ndërruar jetë Nexhm…

30.01.2026. 2 min čitanja

Njoftim mortor: Ndërron jetë Nexhmidin Emini

Me dhimbje të thellë njoftohet opinioni publik se ka ndërruar jetë Nexhmidin Emini, në moshën 72-vjeçare.

I ndjeri ishte me origjinë nga Dragashi, ndërsa jetoi dhe veproi në Prizren. Që nga vitet e ’80-ta e deri në vitin 1999, ai ishte aktivist i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe njëkohësisht aktivist i përkushtuar për lirinë dhe të drejtat e njeriut në komunën e Dragashit, në periudha të vështira për popullin shqiptar.

Nexhmidin Emini do të kujtohet si një njeri i urtë, i përkushtuar ndaj çështjes kombëtare dhe shumë i dashur për rrethinën, duke gëzuar respekt të gjerë nga bashkëqytetarët dhe bashkëveprimtarët e tij.

Varrimi do të bëhet pas faljes së namazit të xhumasë, në varrezat e qytetit të Prizrenit, ndërsa namazi i xhenazes do të falet në xhaminë e Dragomanit në Prizren.

Familjarët, miqtë dhe dashamirët ftohen të marrin pjesë për t’i dhënë lamtumirën e fundit të ndjerit.

Ngushëllime të sinqerta familjes Emini për këtë humbje të madhe.

— Dragash Info

Original Facebook objava