Shtyhen afatet për faturimin dhe pagesën e tatimit në pronë Bazuar në Vendimin e Ministrisë së Financave, Punës dhe T…
Shtyhen afatet për faturimin dhe pagesën e tatimit në pronë
Bazuar në Vendimin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, njoftohen qytetarët se janë shtyrë afatet lidhur me tatimin në pronë.
Sipas vendimit:
Afati për lëshimin e faturave të tatimit në pronë shtyhet deri më 31 mars 2026;
Afati për pagesën e këstit të parë të detyrimeve të tatimit në pronë shtyhet deri më 30 qershor 2026.
Ky vendim ka për qëllim lehtësimin e obligimeve financiare për qytetarët dhe ofrimin e më shumë kohë për përmbushjen e tyre.
Qytetarët ftohen të informohen me kohë dhe të respektojnë afatet e reja të përcaktuara nga institucionet përkatëse.
— Dragash Info


