Botë

đŸš« Ndalohet importi i deleve dhe dhive nga Maqedonia e Veriut Agjencia e Ushqimit dhe VeterinarisĂ« (AUV) ka njoftuar o…

30.01.2026. 2 min čitanja

đŸš« Ndalohet importi i deleve dhe dhive nga Maqedonia e Veriut

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka njoftuar opinionin publik se, bazuar në raportet zyrtare të ADIS dhe Organizatës Botërore për Shëndetin e Kafshëve (WOAH), në Republikën e Maqedonisë së Veriut është konfirmuar prania e sëmundjes Lija e dhenve dhe dhive, konkretisht në zonën Lipkovo (MKD).

Në përputhje me Ligjin për Veterinarinë Nr. 2004/21, është marrë vendim për:

ndalimin e importit të kafshëve të gjalla të llojit të deleve dhe dhive;

ndalimin e importit të nënprodukteve të tyre, përfshirë lëkurat dhe leshin;

si dhe produkteve me origjinë nga këto kafshë,
të cilat nuk janë të trajtuara termikisht ose kanë origjinë nga Republika e Maqedonisë së Veriut.

Sipas njoftimit, kjo masë hyn në fuqi menjëherë dhe do të mbetet në zbatim deri në një vlerësim të mëtejshëm të situatës nga autoritetet ndërkombëtare përkatëse dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Republikës së Kosovës.

Publiku dhe operatorët ekonomikë do të njoftohen me kohë për çdo ndryshim eventual lidhur me këtë vendim.

— Dragash Info

Original Facebook objava