⚖️ Prokuroria Themelore në Prishtinë autorizon Policinë për hetime lidhur me rinumërimin e votave në Obiliq Prokurori…
⚖️ Prokuroria Themelore në Prishtinë autorizon Policinë për hetime lidhur me rinumërimin e votave në Obiliq
Prokuroria Themelore në Prishtinë, përkatësisht Departamenti për Krime të Rënda, ka njoftuar opinionin publik se po ndjek me vëmendje të shtuar procesin e rinumërimit të votave për zgjedhjet e përgjithshme të mbajtura më 28 dhjetor 2025.
Sipas njoftimit, gjatë procesit të rinumërimit janë ngritur dyshime për mospërputhje në rezultatet e kandidatëve për deputet, pas përfundimit të numërimit të votave në komunën e Obiliqit.
Në këtë drejtim, Prokurori i Shtetit ka autorizuar Policinë e Kosovës që të nisë hetimet paraprake, me qëllim të verifikimit të saktësisë së rezultateve zgjedhore dhe përcaktimit nëse ka pasur shkelje të mundshme nga persona përgjegjës gjatë procesit të numërimit.
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka theksuar se mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e votës së lirë të qytetarëve, si dhe në trajtimin e çdo rasti të dyshuar, me synim ruajtjen e integritetit të procesit zgjedhor dhe sundimin e ligjit.
— Dragash Info