🇽🇰🪖 Forca e SigurisĂ« sĂ« KosovĂ«s pjesĂ« e Ushtrimit NdĂ«rkombĂ«tar “KFOR 36” nĂ« Gjermani Forca e SigurisĂ« sĂ« KosovĂ«s (FSK…
🇽🇰🪖 Forca e Sigurisë së Kosovës pjesë e Ushtrimit Ndërkombëtar “KFOR 36” në Gjermani
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) po merr pjesë në Ushtrimin Fushor Ndërkombëtar “KFOR 36”, i cili po zhvillohet në Qendrën e Trajnimit JMRC Hohenfels, në Gjermani, në bashkëpunim me vendet partnere të NATO-s.
Kontingjenti i FSK-së, me kapacitete mjekësore ROL 1, që nga data 24 janar, i është bashkuar ushtrive partnere, duke ofruar mbështetje reale mjekësore për të gjitha forcat pjesëmarrëse, në bashkëpunim të ngushtë me shërbimin mjekësor të Ushtrisë Amerikane.
Përveç mbështetjes mjekësore, FSK po merr pjesë edhe në trajnimet e fushave specialistike dhe është e përfshirë drejtpërdrejt në skenarët e ushtrimit “KFOR 36”, me qëllim të shkëmbimit të përvojave profesionale dhe rritjes së ndërveprueshmërisë me partnerët ndërkombëtarë.
Gjatë ushtrimit, pjesëtarët e FSK-së po realizojnë trajnime dhe ligjërata në fushën e mjekësisë, në bashkëpunim me personelin e Ushtrisë Amerikane, për pjesëmarrësit e ushtrive partnere. Ligjëratat janë të fokusuara në temat:
Prezantimi i PSO ROL 1 (niveli bazë i mbështetjes mjekësore në operacione ushtarake),
Evakuimi mjekësor,
Combat Life Saver (CLS),
Shëndeti mendor,
Menaxhimi i lëndimeve dhe qepja e plagëve (sutura),
Menaxhimi i traumave të kokës,
Marrja e mostrave të gjakut për laborator emergjent,
Vendosja e vijës venoze.
Sipas njoftimit, ushtarakët e FSK-së po dëshmojnë disiplinë, profesionalizëm dhe nivel të lartë ndërveprueshmërie, duke kontribuar në paqen dhe sigurinë globale, në përputhje me standardet e NATO-s.
— Dragash Info





