SBASHK nisi trajnime me katër grupe në Dragash dhe Fushë-Kosovë Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës…
SBASHK nisi trajnime me katër grupe në Dragash dhe Fushë-Kosovë
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) ka filluar të shtunën me zbatimin e katër grupeve të reja të trajnimit në kuadër të programeve për zhvillim profesional të punonjësve arsimorë.
Në komunën e Dragashit kanë nisur tri grupe trajnimi në kuadër të programit “Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie”, përkatësisht moduli 1 dhe moduli 2. Grupi i modulit të parë po udhëhiqet nga trajneri Vloran Krasniqi, ndërsa dy grupet e modulit të dytë po udhëhiqen nga trajnerët e angazhuar nga SBASHK, Arton Ajeti dhe Admir Halimi.
Ndërkohë, në Fushë-Kosovë ka filluar një grup trajnimi në programin “Forcimi i kapaciteteve për udhëheqje efektive të dialogut social”, i cili po zhvillohet nën udhëheqjen e trajneres Jehona Hysenaj.
SBASHK ka bërë të ditur se do të vazhdojë angazhimin e saj në shërbim të anëtarësisë, duke ofruar trajnime pa pagesë për zhvillim profesional për të gjithë punonjësit arsimorë anëtarë të sindikatës.
Trajnimet po zhvillohen paralelisht edhe në komunat Shtime, Kamenicë dhe Gjilan.
— Dragash Info





