Gazetari i FAZ me gjuhë të ashpër ndaj Presidentes Osmani pas postimit për dokumentarin e Melania Trump Gazetari i ga…
Gazetari i FAZ me gjuhë të ashpër ndaj Presidentes Osmani pas postimit për dokumentarin e Melania Trump
Gazetari i gazetës prestigjioze gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ), Michael Martens, ka reaguar ashpër ndaj një postimi të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, lidhur me premierën e dokumentarit “Melania”, kushtuar ish-Zonjës së Parë të SHBA-së, Melania Trump, e cila është mbajtur në Kosovë nën përkujdesjen e Presidencës.
Reagimi i gazetarit gjerman ka ardhur pas njoftimit publik të Presidentes Osmani, ku ajo kishte theksuar se premiera e dokumentarit ishte organizuar në Kosovë me përkujdesjen e saj institucionale.
Në reagimin e tij, Martens ka përdorur një gjuhë të rëndë dhe kritike ndaj Presidentes Osmani, duke vënë në pikëpyetje mënyrën e përfaqësimit të interesave shtetërore.
“A ia ka vënë ndokush ndonjëherë në dukje presidentes në largim të Kosovës se ekziston një vijë ndarëse mes përfaqësimit të interesave legjitime të vendit tënd dhe prostitucionit intelektual vetë-poshtërues? Zonja Osmani nuk duket se është e vetëdijshme për këtë vijë”, ka shkruar Martens.
Deri më tani, nga Presidenca e Kosovës nuk ka pasur ndonjë reagim zyrtar lidhur me deklaratën e gazetarit të FAZ-it.
— Dragash Info


