OVL e UÇK-së ndan mirënjohje për katër veteranë të degës në Sharr Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çliri…
OVL e UÇK-së ndan mirënjohje për katër veteranë të degës në Sharr
Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përmes Qendrës së OVL-së së UÇK-së dhe kryetarit Hysni Gucati, ka ndarë mirënjohje për katër veteranë të degës së organizatës në Sharr, në shenjë respekti dhe vlerësimi për kontributin e tyre në çështjen kombëtare.
Mirënjohjet u janë ndarë veteranëve:
Salih Shala
Besim Garipi
Arment Hakiu
Muhamet Myrtezani
Sipas OVL-së së UÇK-së, këta veteranë janë vlerësuar për kontributin e dhënë në luftën çlirimtare, për vetëmohimin e jashtëzakonshëm dhe përkushtimin e tyre në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në një nga periudhat më të vështira dhe vendimtare për lirinë e vendit.
Nga OVL e UÇK-së u theksua se sakrifica dhe angazhimi i veteranëve mbeten themel i lirisë dhe shtetndërtimit të Kosovës, ndërsa vlerësimi institucional ndaj tyre është obligim moral dhe kombëtar.
— Dragash Info




