Klubi i Shahut “Sharri” nga Bellobradi merr pjesë në Kupën e Kosovës Klubi i Shahut “Sharri” nga Bellobradi po përfaq…
Klubi i Shahut “Sharri” nga Bellobradi merr pjesë në Kupën e Kosovës
Klubi i Shahut “Sharri” nga Bellobradi po përfaqëson me krenari komunën e Dragashit në Kupën e Kosovës në shah, një nga garat më të rëndësishme kombëtare në këtë sport.
Me këtë rast, stafi i klubit u ka uruar suksese lojtarëve dhe gjithë ekipit, duke shprehur besimin se përkushtimi dhe puna e vazhdueshme do të reflektohen me rezultate pozitive në këtë garë prestigjioze.
Pjesëmarrja në Kupën e Kosovës konsiderohet një hap i rëndësishëm për afirmimin e klubit dhe zhvillimin e shahut në trevën e Sharrit.
— Dragash Info