Botë

Fikrim Damka humb mandatin pas rinumërimit, Pula: Duhet të intervistohet Pas rinumërimit të fundit, Fikrim Damka nga…

01.02.2026. 2 min čitanja

Fikrim Damka humb mandatin pas rinumërimit, Pula: Duhet të intervistohet

Pas rinumërimit të fundit, Fikrim Damka nga partia e turqve, KDTP, është i vetmi deputet që ka humbur mandatin e fituar më parë.

Koordinatorja Nacionale e Zgjedhjeve në Prokurorinë e Shtetit, Laura Pula, ka deklaruar se Damka duhet të intervistohet në lidhje me rastin, ku dyshohet se mund të ketë pasur manipulime të votave.

“Me siguri që po, duhet të intervistohet,” ka thënë Pula, duke shtuar se ky është rasti i vetëm i humbjes së mandatit pas rinumërimit.

Ajo ka theksuar se, ndonëse disa kandidatë kanë pasur rritje të votave me qindra apo mijëra, ata nuk kanë arritur të sigurojnë kuotën e nevojshme për të marrë mandatin.

“Prandaj, Fikrim Damka është i vetmi deputet që e ka humbur mandatin dhe pa mëdyshje duhet të intervistohet,” ka thënë Pula në një deklaratë për Klan Kosova.

Ajo gjithashtu ka nënvizuar se procedurat hetimore janë kompetencë ekskluzive e Kryeprokurorit të Prokurorisë përkatëse, i cili do të vendosë për vijimin e hetimit deri në përfundim.

— Dragash Info

Original Facebook objava