Shkolla e Mesme e Lartë “Ruzhdi Berisha” zhvillon punëtori për promovimin e vlerave humane Në Shkollën e Mesme të Lar…
Shkolla e Mesme e Lartë “Ruzhdi Berisha” zhvillon punëtori për promovimin e vlerave humane
Në Shkollën e Mesme të Lartë “Ruzhdi Berisha” janë realizuar me sukses tri punëtori në kuadër të programit “Promovimi i Vlerave Humane” (PVH), në bashkëpunim me Kryqin e Kuq të Kosovës – dega në Dragash.
Punëtoritë janë udhëhequr nga profesoreshë Mimoza Krasniqi dhe psikologia Suela Riza, me mbështetjen e plotë të udhëheqësisë së shkollës. Ato janë zhvilluar përmes metodave bashkëkohore dhe qasjeve interaktive, duke krijuar një ambient të hapur për diskutim dhe reflektim.
Gjatë punëtorive janë trajtuar tema me rëndësi të veçantë edukative dhe shoqërore, si humanizmi, empatia, solidariteti, vullnetarizmi dhe përgjegjësia qytetare. Nxënësit kanë shfaqur interes dhe angazhim të lartë, duke kontribuar aktivisht në aktivitetet e zhvilluara.
Shkolla e Mesme e Lartë “Ruzhdi Berisha” vazhdon të dëshmojë përkushtimin e saj në edukimin e gjithanshëm të nxënësve dhe në kultivimin e vlerave humane e qytetare, si bazë e një shoqërie të shëndoshë dhe solidare.
— Dragash Info






