Botë

Kompletohet Kabineti Qeverisës i Komunës së Dragashit për mandatin e ri katërvjeçar Kryetari i Komunës së Dragashit,…

02.02.2026. 2 min čitanja

Kompletohet Kabineti Qeverisës i Komunës së Dragashit për mandatin e ri katërvjeçar

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka njoftuar se sot ka emëruar z. Enes Gorani në pozitën e drejtorit të Drejtorisë për Bujqësi, Turizëm, Zhvillim Rural dhe Inspekcione, pas emërimit të mëhershëm të znj. Raisa Shabani në krye të Drejtorisë për Mbrojtje, Shpëtim dhe Shërbime Publike.

Me këto emërime, sipas kryetarit Xheladini, është kompletuar Kabineti për mandatin e ri katërvjeçar, i cili përbëhet nga tetë drejtorë, prej të cilëve katër janë nga radhët e komunitetit shqiptar dhe katër nga komunitetet joshumicë.

Po ashtu, dy nga drejtoritë komunale udhëhiqen nga gra, duke reflektuar angazhimin e Komunës së Dragashit për barazi gjinore, përfaqësim të drejtë dhe gjithëpërfshirje institucionale.

Kryetari Xheladini ka shprehur bindjen se ekipi i ri drejtues do të punojë me përkushtim, profesionalizëm dhe përgjegjësi, në shërbim të qytetarëve dhe në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm të Komunës së Dragashit.

Në fund, ai u ka uruar suksese të gjithë drejtorëve në detyrat e tyre të reja, duke theksuar se puna e përbashkët do të vazhdojë për realizimin e projekteve dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve.

— Dragash Info

Original Facebook objava