Botë

Armend Krasniqi emërohet Drejtor i Bujqësisë në Komunën e Suharekës Armend Krasniqi nga sot është emëruar Drejtor i D…

02.02.2026. 2 min čitanja

Armend Krasniqi emërohet Drejtor i Bujqësisë në Komunën e Suharekës

Armend Krasniqi nga sot është emëruar Drejtor i Drejtorisë së Bujqësisë në Komunën e Suharekës. Ky emërim vjen pas përvojës së tij në mandatin e kaluar, ku ka ushtruar funksionin e Drejtorit të Pronës dhe Kadastrit, duke qenë i angazhuar drejtpërdrejt në menaxhimin e çështjeve pronësore dhe kadastrale të komunës.

Krasniqi është pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), parti me të cilën kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, do të bashkëqeverisë edhe gjatë këtij mandati. Ky bashkëpunim politik, sipas zyrtarëve komunalë, synon të sigurojë stabilitet institucional dhe funksionim efikas të qeverisjes lokale.

Me përvojën e tij në udhëheqjen e drejtorive komunale dhe njohjen e proceseve administrative, Armend Krasniqi pritet të përqendrohet në zhvillimin e sektorit të bujqësisë, mbështetjen e fermerëve, si dhe hartimin e politikave që synojnë fuqizimin e bujqësisë si një nga shtyllat kryesore të zhvillimit ekonomik në Komunën e Suharekës.

— Dragash Info

Original Facebook objava